Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të diskutojë të gjithë kompromiset e mundshme për një dialog me Kosovën.
Gjatë intervistës në një televizion boshnjak, Vuçiç u pyet nga gazetari nëse do ta njihte Kosovës po t’i thuhej se nga nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së.
“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vuçiç, transmeton gazeta Ekspress.





