Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy”, ku është pyetur se kur do të bëjë debat publik me opozitën.

Por, kreu i qeverisë ka lënë të nënkuptohet se s’do të ketë një debat publik me Sali Berishën, i cili i ka bërë festë hapur duke iu përgjigjur komentuesit “për cilën opozitë e ke fjalën”.

“Me kë opozitë duhet të një debat publik? Unë debatin publik kam vite që e bëj, përditë. Për çfarë debate publik e ke fjalën? Për cilën opozitë? Nuk e kuptoj”, tha Rama.