26 prill 2015 – Lazio ka vendosur t’i propozojë portierit Federico Marchetti rinovimin e kontratës pasi ajo aktuale skadon në verën e vitit 2016. Edhe pse nuk është fiksuar ende një datë për nisjen e bisedimeve, mendohet se brenda muajit majit gjithçka do të jetë mbyllur.Mirëpo rinovimi i mundshëm i Marchettit, do të hapte një tjetër çështje për sa i përket portës. Etrit Berisha, në kulmin e moshës dhe pjekurisë, nuk dëshiron të jetë portier rezervë te Lazio, kështu që ekipi roman mund t’i hapë rrugë shitjes së gardianit kuqezi.Nuk përjashtohet mundësia që bashkëjetesa mes Marchettit dhe Berishës të vijojë përtej sezonit aktual. Lazio do të luajë finalen e Kupës së Italisë me Juventusin, ndërsa është në garë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.Nëse e arrin këtë objektiv, ekipi lacial do të kishte nevojë për dy portierë cilësorë, duke i alternuar mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Champions League-s.

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"