Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike, si dhe shpalljen “non grata” të Sali Berishës.
I pyetur nëse mund të shkohet deri tek arrestimi i Berishës, pas të dhënave që mund të dorëzojnë për drejtësinë shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, Milo thotë se edhe mund të ndodhë.
Mes të tjerash, në përgjigjen e tij, ai ka bërë një paralelizëm duke thënë se në fillimet e Berishës, kishte me vete ndërkombëtarët, ndërsa sot ndodh krejt e kundërta.
“Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti.
Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta. Kemi një diferencë 180 kthesë në qëndrim ndërkombëtar ndaj Berishës.
Duke pasur parasysh atë fabulën që është tjerrur meqë erdhi Escobar mund të ndodhë një gjë e tillë me Berishën”, tha ai.





