Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në komunikimin virtual me qytetarët, ka folur edhe mbi masat anti-covid që priten të merren, kryesisht për të pavaksinuarit.
Komentet ai gjatë momentit që po pyetej për procesin e vaksinimit, ku bëri të ditur se në formularin që do t’i shkojë çdo familjeje shqiptare do të jetë si pyetje edhe vendosja e certifikatës së vaksinimit për të aksesuar hapësira të mbyllura apo për të marrë pjesë në tubime të mëdha.
Ndërsa, i pyetur rreth krizës energjitike në Kosovë, Rama tha se me të njëjtën krizë po përballet edhe Shqipëria, por shtoi ai, pa e lënë të “rrëshqasë në kurriz të familjarëve apobizneseve.”
Ndërsa bëri të ditur se synohet që pensionet të rriten brenda mandatit të tretë dhe se këtë vit do të mbyllen sportelet për t’i kaluar shërbimet në e-albania, Rama tha po ashtu se edhe çështja e “Open Balkan” do të jetë e shtruar në formularë.
“Open Balkan është në formularin që mund të aksesohet online nga qytetarët për të dhënë opinionin e tyre… opinionet kërkohen në funksion të dëshirës tonë për të dëgjuar se çfarë mendojnë shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre… ne harxhojmë orë për t’u marrë me politikë… të shohim mundësinë për t’u marrë me problemet reale që kemi”, shtoi Rama.