Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke tymosur cigare në një ambient të mbyllur në Parlament.
Me këtë veprim, Rama ka shkelur ligjin kundër duhanit dhe këtë gjë e ka kryer në prani të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
I pyetur nëse do të gjobitet për këtë shkelje, ministri i Brendshëm Tahiri përgjigjet se në bazë të ligjit kreu i qeverisë duhet të marrë gjobë.





