Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një reagim në Facebook, është përgjigjur nëse Berisha ka marrë thirrje për të dëshmuar në polici pasi u qëllua me grusht në fytyrë gjatë protestës së ditës së djeshme.

Lela thotë se dëshmia e kreut të PD u dha e plotë publikisht dje, duke lënë të nënkuptuar se kryedemokrati nuk do të shkojë të dëshmojë.

“Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!!

Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni!”-shkruan Lela.