Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejt Alibeaj ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri dhe për takimin në një tryezë me përfaqësues të mazhorancës.

Gjatë një deklarate për mediat, Alibeaj shpreson që zgjedhja e presidentit të ri të bashkojë opozitën por thekson se PD-ja do të marrë vendim zyrtar pasi të konsultohet me grupin parlamentar.

Pyetje: Propozimi i Mediut për 3 grupet parlamentare, a do të jetë opozita të jetë e bashkuar për zgjedhjen e presidentit?

Presidenti i Republikës është kryetari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Është më i rëndësishëm procesi sepse nëse është gjithëpërfshirës besoj se do të japë produktin e duhur. Duhet të nisë me këmbën e mbarë duke respektuar Kushtetutën. Për këtë arsye unë besoj që kushdo, në një ngjarje kaq të madhe, procesi do të duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Të gjithë e dimë që në raundin e 4-5, zgjidhet me votat e maxhorancës kjo nuk duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf, kjo e bën groteske dhe joserioze.

Pyetje: Nesër në takim me Ballën për emrin e presidentit të ri?

“E kam thënë, grupi parlamentar i PD do të mbajë qëndrimin e tij. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit. Nuk është president i deputetëve por i shqiptarëve ndaja duhet të prevalojë mbi gjithçka. Vendimet dhe qëndrimet që do të marrim do të jenë pas konsultimit me grupin parlamentar”, u shpreh Alibeaj.