Duket se këtë vit bukuroshja durrsake, Rezarta, do ti kalojë festaj pa praninë e bashkëshortit, Ermal Hoxhës. Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e nipit të Enverit, për revokimin e masës së sigurisë. Mësohet se Prokuroria ka kundërshtuar fort kërkesën me argumentin se 39 – vjeçari është pjesë e grupit krimal që kishte ngritur një laborator kokaine në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

Në 15 janar të këtij viti 8 persona u arrestuan nga policia pas një aksioni të përbashkëk me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe autoritet Gjermane. Dy prej të ndaluarve ishin shtetas kolumbianë dhe merreshin me ndarjen e kokainës nga solucioni, që vinte nga Amerika Latine. Pas përftimit të kokainës së pastër ajo shitej në Europën Perendimore, kryesisht në Gjermani.

Grupi hetimor është në pritje të disa informacione nga pala gjermane dhe pas kqyrjes së tyre, të arrestuarve do ti komunikohet akuza.

Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi, Ermal Hoxha, Saimir Batku, Cesar Avila dhe Valter Moreno akzuohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike mbetur në tentative.

Gjatë aksionit të janarit u sekuestruan 18.5 kilogramë kokainë e pastër dhe disa ton solucion brenda të cilit ka drogë, por sasia nuk është përcaktuar ende nga ekspertët.