Në emisionin “Opinion”, Vangjush Dako u pyet nga moderator Blendi Fevziu nëse dëshironte të kandidonte sërish si kryetar bashkie.
“Pikë së pari nuk varet nga unë por nga strukturat e partisë. Unë si Vangjush nuk e ndjej fare veten të lodhur, por mund ta shoh veten edhe në një pozicion tjetër.
Nuk mund të largohem nga ai qytet sepse e dua shumë, por nëse më jepet mundësia do të bëj punë tjetër, sepse pas 12 vitesh ndonjëherë nuk ke më çfarë jep.
Por edhe nëse nuk do jem më kryetar bashkie, të garantoj se do të vazhdoj të jem koordinator për të gjithë qarkun, për Durrësin, Shijakun dhe Krujën”, tha Dako.





