Gazetari Artan Hoxha thotë se hetimi për aferën e inceneratorëve është një çështje shumë e vështirë.

Në lidhje me urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, Hoxha u shpreh se duhet të ishte vepruar më parë, ndërsa i pyetur nëse do të këtë të tjera arrestime, ai u shpreh se kjo është një gur prove për SPAK-un.

Ai tha më tej se kontratat do të paguhen, pasi ka edhe një justifikim nga qeveria, që këto para nuk i shkojnë më Klodian Zotos, por administratorit të caktuar nga shteti.

Pyetje: Beson se do shkohet më tej me emra të rëndësishëm?

Hoxha: Unë mendoja që këto gjëra do ishin bërë më herët, por kush shof si po funksionin hetimi, çështja është e vështirë, është një gur prove për SPAK për të treguar sa mundësi dhe sa dëshirë ka SPAK për të goditur lart. Parë në këtë prizëm, duke qenë se këto kontrata do të paguhen sepse tashmë ka edhe një justifikim qeveria. Që këto para nuk i shkojnë Klodian Zotos, por administratorit dhe administratori që ka kompanitë e Klodian Zotos tashmë nuk është më Zoto por është Faraudin Arapi. Ne duhet të shikojmë si administrohen këto para dhe është gjykata që duhet ë mbikëqyrë këtë.