Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një nga çiftet më të pëlqyer të “showbizit” shqiptar. Ata janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh.
Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë nuk na i kanë kursyer fare fotot e videot nga momentet që kalojnë me njëri-tjetrin.
Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mbrëmjen e djeshme, dyshja kanë dhënë intervistën e parë çift tek Adi Krasta. Ata janë pyetur në lidhje me planet e së ardhmes dhe sigurisht a do ketë apo jo një dasmë.
Vlashenti tregoi se ai nuk i ka patur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë ai do t’ia plotësojë asaj dëshirës.
“Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”– tha ai duke qeshur.
Më tej, moderatorja tha se në dasmën e tyre do të jenë të ftuar të gjithë njerëzit e zemrës.
Më herët, Vlashenti në një intervistë të dhënë, tregoi se çfarë kishte menduar në fillim për Dojnën.
“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tregoi Vlashenti.