Avokatët e Emiljano Shullazit janë tërhequr sot nga kërkesa për të thërritur ish-kryeministrin Sali Berisha si dëshmitar në gjyq. Kërkesë kjo që ishte pranuar më herët nga ana e trupit gjykues.

Ata gjithashtu u tërhoqën edhe nga thirrja e Ardian Çipës dhe Shyqyri Durakut.

Mbrojtja kërkoi ballafaqim mes Ylvi Beqes dhe dy avokatëve Alban Qafa dhe Nexhat Kambo për dëshminë e tyre se Ylviu u pati thënë që ishte kërcënuar nga prokurori Besim Hajdarmataj për të dëshmuar kundër Shullazit.