Kryeministri, Edi Rama, në konferencën për mediat të kësaj të premteje, është pyetur për zërat që qarkullojnë për zgjedhje të parakohshme.
Kreu i qeverisë e mohoi këtë lajm duke e cilësuar thashethem poshtë çadrës së plazhit.
“Për këtë të dytën po ju them shumë thjesht mos humbni kohë me këto thashetheme janë për nën çadrën e plazhit dhe nuk janë për këtu për të humbur kohë në godinën e qeverisë”, tha Rama.
Ndër të tjera Rama u ndal dhe te reforma në drejtësi dhe arrestimet në radhët e zyrtarëve të Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë tha se për herë të parë në historinë e tij, shteti shqiptar ka një drejtësi që nuk pyet se kush je dhe cilës parti i përket, por secili mban përgjegjësinë që i takon.