N[ një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka dha një përgjigje të prerë nëse opozita do të kthehen në tryezën e Këshillit Politik.
Basha bëri përgjegjëse PS për bllokim të reformës zgjedhore, duke deklaruar se opozita nuk mund të jetë fasadë.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme është një nga angazhimet tona edhe me artistët. Do të bëjmë gjithçka për të garntuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe për të shkuar një orë e më parë në kutitë e votimit. Kthimi në tryezë nuk varet nga ne, nuk mund të jemi fasadë e këtij procesi. Vullneti nuk shprehet me fjalë por me vepra. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e PS. Ata refuzuan propozimet tona. E kemi imperative zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës dhe përmbylljen brenda afateve të përcaktuara është e PS. Fasadë nuk mund të jemi.”





