Eliminimi nga Champions League në fazën e 1/8 nuk u prit mirë në Paris, atmosfera vijon të jetë mbytëse teksa e ardhmja e shumë yjeve mbetet në dyshim.

Me “valixhe” në duar janë Pochettino dhe Mbappe por gjatë këtyre ditëve u fol edhe për një largim të mundshëm të Leo Messit, me sulmuesin argjentinas që po mendonte një rikthim në “Camp Nou”.

Ndryshe nga zëra e fundit, ‘Rmc Sport’ ka një tjetër version: Messi nuk dëshiron të largohet pavarësisht zhgënjimit të madh.

Mbase për herë të parë në karrierë, Messi u vërshëllye nga tifozët e tij, por as ky detaj me sa duket nuk pritet të ketë ndikim me “pleshtin” që do ta provojë edhe një herë vitin e ardhshëm, me shpresën që të ndryshojë fatin e PSG në Champions League.