Kohët e fundit është përfolur në media se Ermal Mamaqi do të largohet nga televizioni “Klan”.
Lidhur me këtë Mamaqi ka folur vetë teksa ishte i ftuar në emisionin ‘3-shat”.
“A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?”, e pyeti Bora ndërsa Ermali iu përgjigj: “Do vazhdojë patjetër, besoj. Po, besoj, patjetër në Klan”.
“Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?”, vazhdoi Bora. “Po, mund të jetë një gjë tjetër”, u përgjigj Ermali, duke lënë të hapur mundësinë se mund të vijë edhe me një emision tjetër.





