Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se Shqipëria do ta vlerësojë një kërkesë të mundshme të Shteteve të Bashkuara për të përdorur bazën ajrore të Kuçovës për të kryer operacione ushtarake kundër Republikës Islamike të Iranit. I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bënte vendi ynë, nëse vinte një kërkesë e tillë, Nufi theksoi se baza e Kuçovës është e NATO-s.

“Mbetet për t’u vlerësuar në momentin që një kërkesë e tillë do të vijë. Baza e Kuçovës është bazë e NATO-s dhe besoj se gjithë vendimmarrja lidhet me përfshirjen e Shqipërisë në aleancë”, tha Nufi.