Moderatorja Oriela Nebiaj duket se ende nuk e ka ndarë mendjen për t’ju bashkuar kolegëve demokratë në Kuvend apo jo.

Pas lënies së mandatit nga Grida Duma, e radhës në listë është Nebiaj për t’u bërë deputete, por duket se nuk ka vendosur nëse do ta pranojnë të futet në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo bëri me dije se akoma nuk ka një vendim, ndryshe nga çfarë aluduar sot në media.