Pas dy ditësh, pritet të zhvillohet në Tiranë protesta e opozitës e thirrur nga lideri i PD, Sali Berisha.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në këtë protestë, deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ka deklaruar:
“Dikush më pyeti kur po hyja në sallë për protesten e 12 nëntorit nëse do marrim pjesë apo jo. Përgjigja ishte se ne nuk ndahemi me z. Berisha në dëshirën dhe nevojën për të protestuar kundër regjimit, ne ndahemi tek strategjia dhe tek lidershipi që na duhet për të fituar kundër regjimit”.