Ursula von der Leyen nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-së, por ajo po kërkon të vendosë “kontakte të hershme” me administratën e re, konfirmoi Komisioni Evropian sot.

“Ne nuk kemi marrë një ftesë dhe nuk ka asnjë plan që ajo të marrë pjesë,”  – tha zëdhënësja Paula Pinho kur u pyet gjatë konferencës ditore për shtyp.

Megjithatë, ajo shtoi: “Po mundohemi të kontaktojmë sa më shpejt me administratën e re” të SHBA-së , dhe para 20 janarit. Presidentja e Komisionit, e cila është shtruar në spital me pneumoni të rëndë, njoftoi një javë më parë se do të anulonte të gjitha angazhimet e saj jashtë vendit deri në mes të janarit.

Sipas traditës, në ceremoninë e inaugurimit të presidentëve amerikanë nuk ftohet asnjë kryetar shteti apo qeverie e huaj. Megjithatë, Donald Trump vendosi të bëjë ndryshe duke ftuar disa liderë të huaj, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, i cili e refuzoi ftesën.