Me protestën e nesërme të opozitës, në media u paralajmërua se PD kishte në plane për të mbyllur çadrën dhe për ta vijuar opozicionin në forma të tjera.

Por pavarësisht se deri më tani nuk kishte një qëndrim zyrtar, vetë kryedemokrati Lulzim Basha është kujdesur që të kthejë një përgjigje nga çadra e opozitës.

Basha ka pranuar se çadra do të mbyllet, por jo derisa të institucionalizohet Republika e Re, e cila sipas tij nis ditën e nesërme në protestën e PD-së. Kësisoj Basha ka bërë të qartë dhe vendimin e marrë nga PD, se çadra do të jetë në bulevardin e kryeqytetit deri në krijimin e qeverisë teknike dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira.

 "Shqiptarët të bëhen gati për ditën e madhe, ditën e parë të republikës së re. Republikë së re që është dhe e para republikë e shtetit shqiptarë, që nuk do ju përkasë politikanëve por qytetarëve.

Ky monument qendrese, nesër do të presë bashkimin më të madh të shqiptarëve në histori, e kanë merak kundërshtarët tanë, nuk do mbyllet, por do vazhdojë deri në institucionalizmin e plotë të republikës së re, deri në fitoren totale, pa kompromis të kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do jenë të vetmet zgjedhje që do mbahen në Shqipëri."-tha Basha.