Dy kanë qenë të panjohurat e kësaj jave politike dhe mbeten për t’u zbuluar të nesërmen e protestës së opozitës, a do të ketë dhunë në orën 11:00 dhe a do të mbyllet çadra e opozitës…
Për këto dy çështje ka folur Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma, e ftuar në News24.
Duma është shprehur e sigurt se në protestën e nesërme të PD-së nuk do të ketë asnjë element dhune, madje përkundrazi, gjithçka do të zhvillohet në mënyrën më paqësore të mundshme.
Në lidhje me mundësinë për mbylljen e çadrës së opozitës, Grida Duma është shprehur se nuk ka ende një lajm zyrtar, duke sugjeruar se lajmi në fjalë, është në fakt një mundësi e cila është shqyrtuar nga lidershipi i PD-së.
“Nuk ka një lajm zyrtar për mbylljen e çadrës, besoj që nuk do të ndodhë, por pritet të shohim. Jemi duke iu afruar 18 qershorit, situata dhe gjuha duhet të jetë diverse. Çadra, ose Shtëpia e Lirisë, e provoi veten të suksesshme në shumë gjëra. Ju e dini që nuk do ndodhte shkarkimi i 4 ministrave, dy prej të cilëve mbajnë lapidarin e korrupsionit e krimit, ai i brendshëm dhe i shëndetësisë. Edhe vendosja e Xhafës ishte një provokim i madh, për të treguar që ne nuk ndalemi. Por edhe ky thotë që edhe policia ka qenë e përfshirë në trafiqet e drogës. Tani jemi në situatë ku PS denoncon vetë gabimet, ose pjesëmarrjen me vullnet në krim,” tha Grida Duma.
Duma tha se protesta e PD e ka vërtetuar se ka qenë gjithnjë paqësore dhe nuk ka si qëllim krijimin e destabilitetit në vend.
“Në rastin tim në tre protestat e fundit, nuk jam përgënjeshtruar por kanë qenë për t’u pasur zili për nga pikëpamja e pjesëmarrjes. Opozita ka treguar që sakrifica nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit, por me një sakrificë reale që janë zgjedhjet e lira. Ne po kërkojmë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës së saj. Ato vijnë me alternativë e rregulla loje. Jemi sot në ditën e 80 e ca për të treguar që nuk e bëjmë për pushtet, që nga demokrati i thjeshtë, që duam të shkojmë me rregulla zgjedhjeje. Asnjë s’po i jep llogari njerëzve për premtimet e pambajtura. Duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky vend është pa rregulla loje,” tha sekretarja e PD.
Konfrontime nga ana e protestuesve Duma: Ju siguroj një gjë, provën për këtë e kemi dhënë faktike. Nuk ka askush që të thotë se ka pasur ndonjë element të prishur nga protestat gjigande të PD-së. Turmat janë të pakontrollueshme. Por opozita duhet lavdëruar për menaxhimin e agresivitetit të turmës. Kemi arritur të menaxhojnë revoltën e njerëzve të pashpresë. Si brenda dhe jashtë çadrës kemi bërë që njerëzit t’i thonë aty problemet, të shfryjnë.
Ndërhyrja e pasuksesshme e europianëve Duma: Nuk ka asnjë të huaj që nuk e kupton lëvizjen e një partie dhe lëvizjen popullore, siç do jetë kjo e 13 majit. Nëse ndërkombëtarët do bënin detyrën e opozitës, Shqipëria do ishte në një situatë tjetër.





