Bashkimi Evropian do të njoh certifikatat që lëshon Shqipëria për personat e vaksinuar.
Prej ditës së sotme hyn në fuqi vendimi që lidh Shqipërinë me sistemin e BE dhe certifikatat e Covid që lëshon do të pranohen njësoj si Certifikatat Dixhitale të BE-së për Covid.
Ndërkohë mësohet se vendeve të tjera që iu njihet nga sot certifikata janë Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja.