Kryeministri Edi Rama priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë pritjes, Rama u pyet nga një gazetar italian nëse; “do të paguanin për Francesco Becchetti?”.

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish, por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.

Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve.