Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për zhvillet e fundit politike në vend, si dhe për situatën kaotike të shkaktuar nga opozita në Kuvend.

Ai tha se opozita po proteston për të drejtat e saj Kushtetuese, teksa tha se nuk do ndalen deri sa të fitojnë të drejtën e tyre.

“ Zhvillimet dramatike të ndjeshme në Parlament dhe pas Parlamentit janë dëshmi e patjetërsueshme e narkodiktaturës të vendosur në Shqipëri. Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama kanë nisur betejën e tyre për të rivendosur të drejtat e tyre. Këtë betejë e kanë nisur me qëllimin e rivendosjes së të drejtave dhe mos bojkotin e Parlamentit. Kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme dhe e përgjegjshme e këtyre deputetëve. Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në Parlament”, tha Berisha ndër të tjera.

Sakaq, Berisha u pyet nga gazetarët nëse të hënën do të paraqitet në GJKKO, pasi është marrë si person në hetim në lidhje me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

““Përgjigjen do e merrni më vonë”, tha Berisha duke lënë kështu në pikëpyetje nëse do jetë në GJKKO ose jo.