Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të 2028 në Shtetet e Bashkuara nëse humbet në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të kandidonte sërish nëse humbiste, ish-presidenti amerikan tha në një intervistë për mediat amerikane: “Jo, nuk e bëj. Nuk e shoh fare këtë.”

Megjithatë, ai tha se shpresonte që të ishte i suksesshëm në kutinë e votimit më 5 Nëntor.