Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa doli nga GJKKO pas seancës prej disa orësh ku u paraqit mbrojtja për akuzat që ka ngritur ndaj tij prokuroria dha një prononcim për mediat.

I pyetur nëse do të rikthehet në politikë pas vendimit të gjykatës, ish-ministri u përgjigj:

“Saimir Tahiri nuk ka ikur, kjo historia e politikës nuk më tundon sikur nuk më ka tunduar kur ika nga deputet për t’u përballuar me drejtësinë. Vendimin do ta pranoj pa asnjë diskutim, sa të drejtë, të shoh vendimin dhe do ta flas. Unë di raportin tim me të drejtën dhe kjo nuk kalon as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre (prokurorëve dhe gjyqtarëve)”.