Pas festimeve të titullit kampion, te Interi ka nisur puna për të planifikuar skuadrën e sezonit të ri.

Prioritet për klubin është të mbaj në skuadër futbollistët e rëndësishëm për të konkurruar jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Yjet e ekipit Lautaro Martínez dhe Nicolò Barella do të nënshkruajnë kontrata të reja me ziklatrit njofton zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti.

“Mund të konfirmoj se Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella, të dy do të nënshkruajnë kontrata të reja, kjo është e sigurt. Marrëveshja me ta do të realizohet, pasi të dyja palët duan ta vazhdojnë bashkëpunimin”, tha ish-mbrojtësi argjentinas për “Radio Serie A”.

Gjatë sezonit në shtypin italian ishte raportuar vazhdimisht se Martinez dhe Barella mund të largoheshin në fund të këtij sezoni, por tani tifozët e Interit janë të qetë, pasi ish-kapiteni tha me siguri se ata do të rinovojnë kontratën.

Projekti ambicioz i Interit është të dominojë futbollin italian dhe të fitoj trofeun e Champions League.