Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, është shprehur se nuk ka asnjë shkak ligjor për të shtyrë orarin e votimit.
Celibashi thotë se nëse do të ketë qytetarë që po presin në radhë deri në orën 19:00, arëherë komisionerët do të marrin emrat e tyre dhe do lejohen të votojnë dhe nuk do të lejohet asnjë tjetër që vjen në QV pas oratir të caktuar për mbyllje.
Celibashi: Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi.