Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot i prerë se nuk do të ulet në një tryezë për dialog me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se tashmë vendimi i opozitës ishte marrë; largimi i kreut të qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve.

“Ka një vendim të PD dhe nga forumet e saj, që unë i përmbahem. Ky është vendim i opozitës së bashkuar. Në koalicion ka njerëz me përvojë politike që kanë mendimet e tyre, që kanë qasje të ndryshme. vendimi është; që askush se ka vendosur në pikëpyetje këtë vendim. E kemi marr të gjithë së bashku. S’janë motivuar nga interesa apo qëllime të momentin apo ndjesi personale. S’ka asgjë personale. Janë shtruar qëllime politike. Përballë kemi një hajdut të certifikuar (Rama) Ka helmuar gjysmën e Tiranës për 5 muaj me gaz”, tha Basha.

Po ashtu lideri i PD-se tha se 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese dhe se sipas tij KQZ do të mbajë përgjegjësi penale.

"Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. Qendrimi ynë është i qartë. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese e zgjedhjeve në Shqipëri. KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatonin dekretin e presidentit. Moszbatimi i ngarkon ato me përgjegjësi ligjore dhe penale. Të gjithë do të vihen përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale. Zgjidhja mund të vonojë, por nuk do të mungojë momenti, kur ata do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë të drejtën e partive politike për të mbajtur qendrimet e tyre politike në raport me cdo process, dhe shtetin e së drejtës, detyrimet kushtetuese dhe ligjore të KQZ dhe institucioenve të tjera. Vendimet partiake për të hyrë apo jo në zgjedhje janë vendime partiake. Vendimet për të hyrë apo jo nuk shkelin as kushtetutën e as ligjin, pavarësisht prej ndikimeve që ai mund të ketë. Kur institucionet kushteutese shkelin kushtetutën dhe ligjin, ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit ishte një vendim unanim. Disa parti kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje, në mënyrë që të detyronin KQZ të mos marrë qendrime antikushtetuese e antiligjore. Presidenti po përpiqet në mënyrë altive në zgjidhjen e krizës. Thelbi i qendrimit të presidentit është i njëjtë me qendrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, që ne kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhje. Qendrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Edi Rama ka qenë i qartë, transparent, i argumentuar dhe tashmë i faktuar.”

Basha paralajmëroi të gjithë zyrtarët dhe biznesmenë që janë pjesë e tenderave abuzive, se rrezikojnë burgun.

“Tashmë është e qartë për çdo shqiptar se: Edi Rama jeton për të vjedhur. Edi Rama qeveris për të vjedhur. Edi Rama merr frymë vetëm për të vjedhur. Çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë. Pavarësisht kërdisë që ai po bën, askush nuk do t’i gëzojë paratë e vjedhura. Unë e kam theksuar që PD do të fillojë menjëherë një hetim penal dhe auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve dhe lejeve të dhëna nga qeveria Rama. Do të gjurmohet çdo burim parash dhe çdo individ shtetëror dhe privat i përfshirë në këto kontrata. Ne do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjitha pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërore dhe klientët e tyre. Dua t’u them qartë të gjithë zyrtarëve dhe klientëve të tyre: Me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë mirëqenie dhe luks, por jeni duke blerë burgun. Nëse mendoni se do vidhini qindra miliona euro, praktikisht të gjithë parata e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ia hidhni, gaboheni. Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim dhe shëndetësi, dhe pa mundësi se aparate e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni. Ata që mendojnë se do dergjet në mjerim një popull i tërë që ata të jetojnë në luks, gabohen”, pohoi ai.