Paraditja mbetet me vranësira të dendura, por reshje të pakta në veri dhe qendër por gjatë mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori.
Pjesa e dytë e ditës karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar; kushte që mbeten dominante edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 4°C gjatë mëngjesit por një rënie më të moderuar do të shënojnë temperaturat e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3- 4 ballë.





