Malajzi, 9 shtator 2014 –  Gjashtë muaj pas zhdukjes në Oqeanin Indian të fluturimit MH370 të “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord, ekspertët e aviacionit janë ende pa përgjigje lidhur me misterin më të madh të aviacionit në botë.

Australia, e cila është përgjegjëse lidhur me operacionet e kërkimit, do të lançojë një fazë të re multimilion dollarëshe për kërkime, në një zonë rreth 1800 kilometrash nga bregu perëndimor.

Avioni ne fjale u zhduk nga radaret ne date 8 mars te ketij viti dhe pavaresisht hipotezave te shumta dhe kerkimeve disa mujore ende nuk eshte hedhur drite mbi misterin e zhdukjes se mjetit fluturues.

Familjaret e viktimave i kane bere apele te shumta qeverise malajziane te zbardhe fatin e personave te tyre te dashur, qe humben jeten ndersa ishin ne udhetim. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/