Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me aludimet për përfshirjen në politikë të vajzës së tij, Argita Malltezi.
Berisha është shprehur se nuk mund ta thotë se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, por garantoi se ajo nuk do të garojë me të atin e saj.
“Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%. Se edhe unë kam kodin tim, që i përmbahem. Ajo nuk mund të jetë.
Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë.
E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj. Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje’, tha ish-kryeministri në Syri TV.
Gjatë diskutimeve në studio, analisti Armand Shkullaku, tha se qarja e madhe e PD-së u bë që në vitin 2017, kur Lulzim Basha në listën për deputetë largoi thuajse të gjithë kupolën drejtuese të Partisë Demokratike.
Shkullaku pyeti Berishën nëse kishte dijeni për listën që kishte përgatitur Basha në zgjedhjet e 2017.
Në përgjigje, ish-kryeministri tha se e ka marrë vesh nga mediat dhe jo nga Basha.
“Sali Berisha largimin e drejtuesve kryesor të PD-së nga lista në vitin 2017, e ka marrë vesh nga mediat dhe kurrë nga Lulzim Basha.
Të nesërmen i kam thënë këto fjalë; me këtë që ke bërë ti ndaj tyre, në mënyrë të pabesë, pa u thënë fare, u ndry, se pastaj e mora vesh, pa thirrur njeri.
Më tha se, më tha këshilltari izraelit që ti për tu quajtur lider duhet të heqësh ata dhe Berishës. I thashë se po të heq Berishën unë nuk mund të qëlloj më, dhe i hoqa.
I thashë që me këtë që ke bërë, me këtë padrejtësi absolute që u ke bërë, u ke dhënë atyre të drejtën të bëjnë çdo gjë kundër teje.
Unë publikisht jam shprehur se nuk kam qenë kurrë dakord me atë vendim të tij.
As ka ardhur me listë që të konsultohet tek unë, dhe e kam quajtur normale që të mos konsultohet se do të bënte ekipin e tij, jo timin”, tha Berisha.