Kreu i PD Sali Berisha ka folur para hyrjes në Kuvend në lidhje me protestën e paralajëmruar më 7 korrik në Tiranë.

I pyetur nëse LSI do t’i bashkohet kësaj proteste, ai tha se ajo do të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët.

Po ashtu Berisha shtoi se ajo do të mbahet në orën 7 të darkës, dhe se do të mbahet në të gjitha sheshet, e rrugët e kryeqytetit.

BerishaSirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të 4 anët e vendit. mbreme në një tryezë me drejtues, aktivistë, personalitete te mirënjohur në këtë fushë , kryefjala e asaj tryeze , të paparë ndonjëhere ishte një dhe vetëm një, protestë, priotestë. Qytetarët shqiptar duke filluar nga interesi kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndiejnë se janë në rrezik të madh. 

Duhet me cdo kusht ti dalin zot vetes, te marrin në dorë fatin etyre.

A do i bashkohet LSI protestës?

Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët, më 7 korrik, në orën 7 të darkës. Në Tiranë në rrugë e sheshet më të mëdha të kësaj. Para shqiptarëve dhe natyrisht do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit.