Zëdhënësi i Meghan Markle dhe Princit Harry ka hedhur poshtë raportimet se Dukesha do t’i rikthehet aktrimit.
Për muaj me radhë kanë qarkulluar thashethemet se Meghan Markle mund t’i rikthehej aktrimit, pasi ajo po planifikonte të bëhej një “lojtare e fuqishme e Hollivudit”.
Mirëpo, tani zëdhënësi i Meghan dhe Harry-t ka mohuar që ish-aktorja e Suits do t’i rikthehet aktrimit, sipas Daily Mail.
Më herët, një burim për The Sun nxiti spekulimet se Meghan mund t’i rikthehet aktrimit ose të ndjekë hapat e bashkëshortit të saj, Princit Harry, për të nxjerrë një libër me rrëfime për jetën e saj.