Partia Demokratike e kryesuar nga Lulzim Basha mbledh mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar. Mësohet se mbledhja e Grupit të PD do të nisë në orën 09:00.

Në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë pikërisht tema kryesore e seancës së sotme plenare për votimin e zgjatjes së afateve të Vettingut.

Kujtojmë se ka qenë Partia Socialiste, e cila ka kërkuar të zgjaten afatet e Vettingut, nismë kjo e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, që nga ana e tyre, kërkojnë rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.