Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim se mund të ketë fatin e Sali Berishës, të cilit iu heq imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.
Meta theksoi se në rastin e ish-kryeministrit u përdorën standarde të dyfishta dhe se për të miti i të paprekshmëve është përrallë.
“Edhe të Berishës ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë, ka kontestuar rrugën e ndjekur në mbrojte të parimeve Kushtetuese dhe garancive që Kushtetuta i jep Parlamentit. Janë aplikuar standarde të dyfishta, nuk është deputet i zakonshëm por lider i forcës kryesore opozitare.
S’kam pasur asnjëherë një shqetësim i tillë, miti i të paprekshmëve për mua është përrallë.
Nëse flasim për paprekshmëri shohim nga njëra një përshkallëzim të masave të sigurisë për një çështje të kontestuar për mungesë provash, por kemi edhe firmat e kryetarit të bashkisë që ka rrëmbyer kompetencat e këshillave bashkiakë të qarkut të Tiranës për çështjen e inceneratorit. Gjithashtu edhe për kryeministrin, situata është e qartë”, tha Meta.