Shefi i Twitter, Elon Musk u ka kërkuar përdoruesve të këtij rrjeti social që të votojnë për të vendosur të ardhmen e tij si shef ekzekutiv në kompani.
Në një sondazh drejtuar 122 milionë ndjekësve të tij, Musk ka pyetur: A duhet të heq dorë nga posti i shefit të Twitter? Do t’i përmbahem rezultateve të sondazhit.
Musk i cili gjithashtu drejton Teslan dhe Space X është përballur me kritika që nga drejtimi i Twitter. Pas një beteje ligjore, Musk është bërë shefi i kësaj kompanie në muajin Tetor të këtij viti.
Musk po ashtu ka njoftuar se për ndryshimet e mëdha në politikat e Twitter dhe për këtë do të pyeten përdoruesit e këtij rrjeti social përmes sondazheve, një mënyrë kjo për të ecur përpara sipas Elon Musk.
Po ashtu, Twitter ka vendosur masa të reja. Ata që thyejnë rregullat për herë të parë ose si në një “incident të izoluar” mund t’u kërkohet të fshijnë tweetet ofenduese ose të bllokohen përkohësisht nga llogaritë e tyre.
“Por çdo shkelje e mëvonshme do të rezultojë në pezullim të përhershëm të llogarisë në Twitter”, tha Musk.





