Pas përfundimit të takimit që u mbajt përreth 1 orë me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu, kreu i PL-së ka folur në një dalje për media.
I pyetur nga gazetarët se a nuk duket kjo si deklarata e Bashës që thoshte “tani nis lufta”, Meta tha se nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ja fali pushtetin vendor Edi Ramës.
Ndërsa për pyetjen :“Duhet të mbani ju dhe zoti Berisha përgjegjësi që nuk mbrojtët votën e qytetarëve?”
Ndër të tjera ai tha se do të nxjerri faktet, ku do të shikohet dokumentimi i gjithë kësaj masakre zgjedhore.
“Nuk ekziston asnjë krahasim mes atij qe ia fali pushtetin vendor Edi Ramës. Me atë përpjekje që iu bë tashmë është rikthyer pluralizmi politik në të gjitha këshillat bashkiake të Shqipërisë. Ne do të luftojmë në emër të jo vetëm mbi 500 mijë shqiptarëve që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha por edhe në emër të qindra mijërave të cilët u intimiduan.
Do t’i shikoni të gjitha faktet. Në rendin e ditës është dokumentimi gjithë kësaj masakre zgjedhore. Përgatitja e dokumentacionit edhe për institucionet ndërkombëtare. Gomerët e Edi Ramës që vodhën 4 vjet për kaq vite s’do të kenë mundësi që të vjedhin më”, tha Meta.