Ideja e pirjes së vezës mund të mos u pëlqejë shumë njerëzve, por vezët konsiderohen një prej ushqimeve më të plotfuqishme kundër plakjes.

Përfitimet e pirjes së vezëve të pa gatuara janë të larmishme.

Sfida qëndron te gjetja e vezëve organike, pra të prodhuara nga pula që janë ushqyer në fusha, në ferma natyrale. E vërteta është se gjatë gatimit, vezët humbasin disa ushqyes të nevojshëm për trupin.

Veza ofron një spektër të gjerë përfitimesh siç janë proteinat, yndyrnat dhe ushqyesit.

Përfitimet e pirjes së vezës 

-Veza përçon shumë energji për organizmin.

-Ajo tretet lehtë, falë enzimave natyrale që gjenden në të bardhën e saj.

-Nga të dhënat e Agroweb.org, pirja e vezëve forcon sistemin imunitar dhe kjo është shumë e rëndësishme për të qenë të mbrojtur nga shumë sëmundje.

-Shumica e njerëzve në ditët e sotme kanë pamjaftueshmëri proteinash dhe yndyrnash cilësore.

-Vezët e pa gatuara janë të tej mbushura si me proteina ashtu edhe me yndyra të mira.

-Pirja e dy ose tre vezëve organike në ditë do të pakësonte ndjeshëm gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme.

Vezët organike përmbajnë edhe niacin, riboflavin, biotinë, vitamina A dhe E, magnez, kalium, fosfor, mangan, hekur, jod, bakër, zink dhe sulfur.

Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D që për disa ekspertë është më e rëndësishme edhe se vitamina C.

Përfitimet potenciale që vijnë nga pirja e vezës përfshijnë:

-Përmirësimin e funksioneve të trurit

-Përmirësimin e ekuilibrave hormonalë

-Përshpejtimin e metabolizmit

-Djegien e yndyrave

-Forcimin e muskujve

-Rigjallërimin e organizmit

-Përmirësimin e qarkullimit të gjakut

-Përmirësimin e funksioneve të mushkërisë

-Forcimin e flokëve dhe thonjve

Zbutjen e njollave të lëkurës.

Sa duhen konsumuar?

-Sistemi imunitar do të reagojë menjëherë ndaj vezëve.

-Do të ndiheni më energjikë dhe në formë.

-Mund ta provoni me një vezë çdo ditë për një javë dhe më pas të rrisni dozën me dy.

-Vezët mund t’i përzieni me qumësht.