Nënat e reja të infektuara me COVID-19 duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe nuk duhet të ndahen nga foshnjat e tyre. Kjo është deklarata e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), gjatë konferencës së përditshme për COVID-19.

Sipas kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, agjencia shëndetësore e SHBA-së ka hetuar në lidhje me rreziqet që nënat mund të transmetojnë te foshnjat e tyre kur i ushqejnë ato me gji.

“Nënat me COVID-19, të dyshuara ose të konfirmuara, duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji dhe të mos ndahen nga foshnjat e tyre, përveç rasteve kur nëna nuk është shumë mirë me shëndet”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus

“Ne e dimë që fëmijët janë me rrezik relativisht të ulët ndaj COVID-19, por janë në rrezik të lartë nga shumë sëmundje dhe kushte të tjera që i parandalon ushqyerja me gji”, thotë ai.

Bazuar në provat e dhëna, këshillat e OBSH-së janë që përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik potencial të transmetimit të COVID-19”, shtoi ai.

Anshu Banerjee, këshilltari i lartë i OBSH-së për shëndetin riprodhues dhe përgjegjës në studim, tha se deri më tani, virusi i gjallë që shkakton COVID-19 nuk është gjetur në qumështin e gjirit.