Kryetarja e Komisionit Hetimor të Sterilizimit dhe Check-up, Albana Vokshi u shpreh sot se biznesmenia Vilma Nushi duhet të thirrej të dëshmonte në komision për shkak se ka qenë e përfshirë në koncesion me disa kompani të saj.
“Vilma Nushi a e dini sa kompani? Ka disa kompani, motrën, vëllanë, nipin, i ka të gjithë aty. Nuk është 5D e Veliajt, është Vilma Nushi që i ka të gjitha të vetat”, tha Vokshi.
“Ne i dinim skenarët e PS për atë që do ndodhte mbrëmë. E sollën 2 metroshin me pranga në duar dhe i thanë “rri aty se ti nuk do flasësh”. Nuk e di nëse në fund e lëshuan nervat dy metroshin. Nuk iu erdhi keq juve për kushtet çnjerëzore, shumica prej jush shihnit veten tuaj me pranga në duar. Ju e dini sa ka vjedhur dhe sa e ka ngjyer dorën”, vazhdoi Vokshi.