28 prill 2015 – Siç e dimë të gjithë tashmë, historia e kombit tonë ka kaluar nëpër rrugëtime të vështira, me rreziqe evidente për asimilim, qoftë kulturor dhe gjuhësor, qoftë edhe etnik. Por fatmirësisht, edhe për atë pjesë të popullatës shqiptare, që për shkak të pushtimeve të shumta është detyruar të migrojë, ka ende shenja që e tregojnë origjinën e tyre, siç janë edhe emrat apo mbiemrat dhe një pjesë prej tyre i gjejmë edhe në sportin popullor të futbollit. Sportpress ka sjellë një listë me 5 futbollistë që ju vështirë se e keni ditur përpara që kanë qenë shqiptarë.
ADEM LJAJIÇ (ROMA)– Mesfushori i Romës dhe kombëtares serbe i njohur për moskëndimin e himnit serb gjatë ndeshjeve për shkak të tekstit diskriminues ndaj myslimanve dhe pakicave joserbe. Adem Ljajic edhe pse nga të tjerat është etiketuar si boshnjak ai është mjaftuar duke thënë se është mysliman. Në të vërtete ai është lindur në Novi Pazar,Sanxhak dhe mbiemri i tij vjen nga fisi Lajiqëve, fis shqiptar mjaft i njohur i kësaj krahine, që është drejt asimilimit.
MATEO MUSACCHIO (VILLARREAL) – Mbrojtësi i Villarreal-t dhe Kombëtares argjentinase është arbëresh i lindur në Argjentinë. Mbiemri i tij i vërtetë, i cili rrjedh nga zona e Beratit, është Muzaka. Si shumë arbëreshë e italianë të tjerë dhe paraardhësit e Musacchio-s emigruan gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Italia drejt Argjentinës.
ONUR KIVRAK (TRABZONSPOR)– Portieri i Trabzonspor-it dhe i Kombëtares turke, tri vite më parë, kur Kukësi do të luante ndaj ekipit të tij, mori pjesë ne delegacionin e skuadrës turke që mirëpriti skuadrën shqiptare në Trabzon. Arsyeja? Onur u tha se kishte origjinë shqiptare dhe ndaj kishte dëshirë t'u jepte mirëseardhjen.
GEORGIOS TZAVELLAS (PAOK)– Mbrojtësi i PAOK-ut ka qenë pjesë e Eintracht Frankfurt, Monacon por edhe me kombëtaren greke. Georgios rrjedh nga një prej fiseve më të njohura arvanitase, ajo e Xhavellarëve, të cilët kanë kontribuar në letërsinë arvanitase por edhe në luftën ndaj otomanëve.
MARKO ARNAUTOVIÇ (STOKE CITY) – Makthi i gazetarëve apo "Bad Boy", siç është njohur kudo ka luajtur, ish-sulmuesi i Interit dhe Weder Bremen-it, tashmë aktivizohet te Stoke City dhe për kombëtaren austriake. Gjithsesi ai nuk i shmanget dot diçkaje: mbiemrit të tij. Marko Arnauti ose Marko Shqiptari, quajeni si të dëshironi!
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/