Nëse dëshirojmë që trupi ynë të marrë vitaminat e nevojshme, mjafton që në recetën tuaj të shtohen edhe manaferrat. Shumë kërkime janë bërë për të parë vlerat ushqyese të saj dhe rezultatet kanë qenë të shkëlqyera.
Për ekspertët e mjekësisë popullore, manaferra është e pasur me vitamina dhe minerale bazë për organizmin e njeriut. Ato rekomandohet të konsumohen nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.
Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet. Është vërtetuar se ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Jo vetëm kaq, pasi manaferra lufton gripin.