Drejtuesja e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, gjatë intervistës në taksi me Grida Dumën e ka pyetur këtë të fundit edhe për zgjedhjet e kaluara për Bashkinë e Durrësit, në të cilat u rizgjodh Vangjush Dako.

E pyetur se sa herë e ka mallkuar elektoratin meqë nuk fitoi, ajo u shpreh se edhe nëse vota është shitur, nuk kanë faj në asnjë rast njerëzit të cilët të detyruar nga varfëria mund ta bëjnë diçka të tillë.

“E duan njerëzit Vangjush Dakon?”- pyet Dembacaj.

“Nuk ka asnjë shans, asnjë ligjësi. Njeriu do ndryshime”,- thotë e bindur Grida Duma.

Më tej drejtuesja e emisionit e pyet Dumën nëse është e vërtetë që ajo është e preferuara e Lulzim Bashës?

Sipas saj nuk ekziston një term i tillë, pasi në raport me kontributin çdokush vlerësohet.

Dhe në fund e pyetur:  Berisha apo Basha?

Grida Duma është përgjigjur: Pa diskutim Basha!

Ndiqni për më shumë bisedën, duke filluar nga minuta 31 në videon e mëposhtme.