Një grua kineze, e cila duket si një vajzë e re, ka treguar sekretin e fytyrës së saj pa asnjë rrudhë.
Xu Min është 50 vjeç, por duket 25 dhe kjo vetëm falë maskave, gjumit të mirë dhe mendjes së qetë. Fotot e saj kanë bërë që mediat në Kinë ta pagëzojnë 50-vjeçaren me nofkën “bukuria magjike”.
Kjo grua ka fiksim vëthët e mëdhenj dhe takat e larta. Ajo thotë se mundohet të duket sa më e bukur të jetë e mundur në çdo periudhë të ditës, ka pak rëndësi nëse po del të blejë diçka në market apo po pi një çaj me shoqet.