Mbrojtësi Fabian Beqja ishte protagonisti kryesor, i cili largoi topin që po i drejtohej rrjetës në minutën e 89-të. Në një prononcim mbrojtësi ka deklaruar së është 100 % i sigurt që topi nuk e ka kaluar vijën fatale.

“Topi jam i sigurt që nuk ka kaluar komplet vijën fatale. Në kamera shikohet edhe më mirë.  Jam 100% i sigurt që nuk ka kaluar. Mendoj që situata e keqe kaloj që ndeshjen me Luftëtarin. Kishim kaluar një shok psikologjik. Tashmë jemi shumë të bashkuar. Ishte një lojë e fortë dhe fati jonë që nuk u ndëshkuam në fillim. Ishte një lojë e barabartë tani, duhet të shohim para. Trajneri i beson lojtarëve të rinj dhe do që t’ia shpërblejnë në lojë. Nuk është i rreptë sa duket, por gjithçka për të mirën e skuadrës. Shpresojmë të ecim sa më lart.”