Luiz Ejlli është suprizuar nga nëna e tij, Angjelina mbrëmjen e së shtunës në spektaklit e BBV. E ëma e këngëtarit ka mbërritur nga Amerika për t’u takuar me të birin dhe ndërsa u hodhën në krahët e njëri-tjetrit, Luiz “shpërtheu” në lot.

Gjatë bisedës mes tyre, s’kishte as si të mungonte as pyetja e Luiz ndaj nënës së tij për Kiara Titon, me të cilën nisi një romancë në BBV dhe i propozoi për martesës.

Ai nuk e la nënën t’i përgjigjej duke thënë se ky “do jetë një informacion nga jashtë”, por duket se ajo ia pohoi me kokë se është takuar me Kiarën.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Nëna: Ka dy rrugë, ose ky nga sot deri të shtunën vetëm humor, vetëm qejf, me e shiju, batuta

Efin e kam zemër.

Luizi: Ia kam thënë

Nëna: Ju kam që nga i pari deri tek i fundit

Ka dy rrugë, ose vetëm batuta e humor, ose të dalë tani e ta fitoj unë BBV

Luiz: Sabiani hyri për Keisin pse të mos hyjë edhe nëna ime

Nëna: Unë hy, por ata nuk rrinë as 5 minuta brenda (qeshin)

Luiz: Mos ik deri me datën 6, më prit sa të dal se do vij me Kiarën. A e ke takuar Kiarën?

Nëna duket sikur e pohon me kokë

Luiz: Mos fol se është informacion nga jashtë (qeshin)

E kam thënë me shpirt, dua që vetëm kjo nënë të mos punoj më. Të qëndrojë në shtëpi me mua, me Kiarën, të bëjë gjyshen. Ishalla arrij ta bëj këtë gjë

Nëna: Ky të vazhdojë lojë, në fakt loja ka mbaruar, por vetë, batuta e humor

Luizi: Me të gjithë? Edhe me Efin

Nëna: Me të gjithë, nga i pari deri tek i fundit unë i dua fort

Luiz: Më prit shihemi në Shkodër, nëse nuk fitoj mos u mërzit

Nëna: Luaj për qejf