Përfaqësuesi i Bankës Botërore Emanule Salinas gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama ësntë pyetur në lidhje me amnistinë fiskale.

I pyetur nëse Banka Botërore e mbështët atë, Salinas tha se duhet të shihet një tablo e gjerë për qëndrueshmërinë fiskale.

Salinas shtoi se Shqiperia ka dalë nga goditjet e viteve të fundit dhje se kujdesi fiskal ka dhënë rezultate.

Salinas: Si e permenda me parë po punojmë me MF. Na duhet ta shohim me gjerë, ka të bëje me qëndrueshmërinë fiskale.

Janë bërë shumë përpjekje për të krijuar amortizues fiskal. Bashkëpunimi që kemi pasur me MF kërkon të shoh këtë tablo më të gjerë.

Pjesa e dytë e bashkëpunimit është fokusuar te menaxhimi i borxhit. Të qenit në gjendje për të pasuur fleksbilitet financiar.

Ajo cfarë kemi para është se këto përpjekje kanë dhënë rezultat. Shqiperia ka dalë nga goditjet e viteve të fundit. Ky kujdes fiskal ka dhënë rezultate.

Mendoj se duhet të shohim në mënyre konstante këtë tablo të gjerë. Është shumë produktiv dhe i hapur për zhvillim, jemi gjithmonë në sugjerime. Ne shprehim sugjerimet, këshillat tona që janë në më të mirën e njohurive tona teknike dhe pastaj punojmë me autoritetet për të zbatuar gjithcka që mundemi.

Për mua është e rëndesishme të shihet tablo e gjerë per qëndrueshmerine fiskale të Shqipërisë.